01 December 2017
Në kuadër të Programit të Mentorimit të mentoruarat vizituan Qendren Korrektuese në Lipjan
Me 01.12.2017 u mbajt takimi i radhës , faza e tetë e Projektit të Mentorimit, në bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës –Komiteti për Çështje Gjinore dhe OSBE.
Oda e Avokatëve të Kosovës në bashkëpunim me OSBE u mundësuan të mentoruarave vizite në Qendrën Korrektuese ne Lipjan.
Të mentoruarat u pritën në takim nga udhëheqësi i Divizionit Ligjor në kuadër të Sherbimi Korrektues të Ministrisë së Drejtesisë z. Nebih Halili dhe Udhëheqësi i Administratës Fitim Berbatovci.
Z. Halili dhe z. Berbatovci njoftuan të pranishmit për sistemin e kësaj Qendre Korrektuese aktivitetet dhe sfidat me të cilat përballen.
Të mentoruarat vizituan disa pjesë të Qendres Korrektuese, duke përfshirë disa pavione, vendet e kohës se lirë ku qëndrojnë të dënuarit dhe një pjesë të aktiviteteve të tjera të lira të cilat ata i kryjen në përputhje me rregullat të cilat i kanë në këtë qendër Korrektuese.