KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Dega Regjionale e OAK-së në Gjakovë dhe OSBE organizuan tryezën e përbashkët Bench Bar

12 December 2017

ekipi

Gjakovë, 12.12.2017 – Dega Regjionale e OAK-së në Gjakovë e kryesuar nga kryetari i Degës z. Teki Bokshi, në bashkëpunim me OSBE-në, mbajti tryezën e përbashkët Bench Bar, në të cilën ishin prezent përfaqësues nga OAK, Avokatë, përfaqësues të Gjykatës, Prokurorisë, përfaqësues të Policisë së Kosovës nga Regjioni i Gjakovës dhe përfaqësuesit nga OSBE. Qëllimi i këtij takimi të përbashkët ishte thellimi i bashkëpunimit më të mirë në mes të akterëve të sistemit të drejtësisë në mënyrë që të fuqizohet drejtësia në Kosovë.

Pjesëmarrësit në këtë takim diskutuan lidhur me temën “Mekanizmi mbrojtës sipas detyrës zyrtare; zbatimi dhe sfidat pas pezullimit të Rregullores për caktimin e avokatëve sipas detyrës zyrtare dhe ofrimin e ndihmës juridike falas”.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga OAK të prirë nga Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli, Kryetari i Degës Regjionale të OAK-së në Gjakovë, z. Teki Bokshi dhe gjashtë avokatë, përfaqësues nga Gjykata Themelore në Gjakovë të prirë nga Kryetari z. Vaton Durguti, Kryeprokurori z. Ali Selimaj, pjesëmarrës nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, si dhe përfaqësues nga OSBE-ja. Ata theksuan rëndësinë e këtyre takimeve të përbashkëta dhe në pika të shkurta dhanë mendimin e tyre rreth temës duke lënë hapësirë më tutje për diskutim.

U diskutua për zhvillimet sa i përket pezullimit të rregullores, e cila u miratua pas arritjes së marrëveshjes së mirëkuptimit në mes të Odës së Avokatëve të Kosovës, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Këshillit Prokurorial të Kosovës, dhe Policisë së Kosovës .

Kryetari Havolli në fjalën e tij theksoj nevojen e krijimit të sistemit dhe vënjen e rendit në angazhimin e avokatëve në rastet sipas detyrës zyrtare ashtu siç ishte me rregulloren e zbatuar nga data 1 Gusht 2016 e deri në pezullimin e saj nga Qeveria e Kosovës me datë 19 Prill 2017, ndërsa Drejtori Ekzekutiv i OAK- së z. Yll Zekaj përmblodhi kronologjinë e ngjarjeve dhe vendimeve që sollën deri te arritja e marrëveshjes mes akterëve të drejtësisë për të pasuar më tutje me miratimin e Rregullores për caktimin e avokatëve sipas detyrës zyrtare dhe ofrimin e ndihmës juridike falas, nga Këshilli Drejtues i OAK-së.

Situata para arritjes së marrëveshjes u diskutua e poashtu edhe problemet me të cilat përballeshin avokatët, klientët e tyre dhe nevojën që sistemi të unifikohet.

Si përfundim u deklarua se do të vazhdohet me thirrjen e avokatëve ex-officio nga OAK njejt si para miratimit të rregullores, konform vendimeve të nxjerra nga KGJK, KPK dhe OAK lidhur me këtë çështje.