23 December 2017
Të nderuar besimtarë,
Në emër të Odës së Avokatëve të Kosovës dhe në emrin tim personal, ju shpreh urimet më të përzemërta, të gjithë besimtarëve katolikë, kudo që janë, Festën e Krishtlindjes!
Duke vlerësuar lartë angazhimin e përhershëm për paqen, dashurinë dhe harmoninë në mes të njerëzve pa dallim etnie e besimi, ju dëshiroj shëndet dhe suksese të mëtejme gjithë besimtarëve katolikë në Republikën e Kosovës.
Festa e Krishtlindjes sjellë mesazhin për paqe, dashuri, respekt, mirëkuptim, solidaritet dhe tolerancë midis popujve, andaj gëzuar për shumë mote!
Prishtinë, Av. Osman Havolli, Kryetar
23.12.2017 Oda e Avokatëve të Kosovës