KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Dega Regjionale e OAK-së në Mitrovicë dhe NCSC organizuan tryezën e përbashkët Bench Bar

19 March 2018

ekipi

Mitrovicë, 19.03.2018 – Dega Regjionale e OAK-së në Mitrovicë në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës (KDI) të mbështetur nga NCSC – Programi “Kërko Drejtësi”, mbajtën takimin e përbashkët për të adresuar shqyrtimin e gjetjeve të pyetësorit për Iniciativën e Integritetit Gjyqësor të nisur në nëntor të vitit 2017.

Në këtë takim morën pjesë Kryetari i Odës të Avokatëve të Kosovës z. Osman Havolli, Kryetari I Degës Regjionale të OAK-së në Mitrovicë z. Vehbi Beqiri, Kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë z. Nikola Kabašić, prokurorë, avokatë dhe zyrtarë policor nga Rajoni i Mitrovicës.

Kryetari I OAK-së z. Osman Havolli theksoi se ky sondazh megjithëse paraqitet si një përceptim, duhet të merret parasysh dhe të na shqetësoj pasi të gjeturat nuk janë për t’u vlerësuar dhe se përgjigjjet janë dhënë nga profesionistët ligjorë të cilët e vlerësuan nivelin e korrupsionit të përgjithshëm në Kosovë e në veçanti nivelin brenda sistemit të drejtësisë. Gjyqtarët, prokurorët, avokatët dhe përfaqësues të policisë të cilët ishin të pranishëm në këtë tryezë, u dakorduan për rritjen e bashkëpunimit në mes të akterëve të sistemit të drejtësisë në mënyrë që të fuqizohet integriteti i sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe të ulet niveli i korrupsionit.

Nga ana tjetër, z. Nikola Kabašić theksoj se niveli i integritetit në sistemin e drejtësisë nuk është i kënaqshëm, dhe ne si akterë të zbatimit të ligjit mund të arrijmë rezultate pozitive vetëm me bashkëpunim me njëri-tjetrin. Ndërsa z. Ali Kutllovci, nënkryetar i Gjykatës Themelore të Mitrovicës, tha se për të luftuar sjelljet korruptive ne të gjithë duhet të bëjmë raportimin e rasteve të tilla.

Gjithashtu gjatë diskutimit u ngrit çështja e mediave dhe ndikimin e tyre në sistemin e drejtësisë, ku në këtë drejtim u paraqitën një varg qëndrimesh. Mediat janë ato të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në informimin e publikut, andaj u miratua mendimi se gazetarët duhet të jenë më të përgjegjshëm gjatë raportimit.

Z. Kabašić, përmendi nevojën për të ofruar trajnime të posaçme për gazetarët që raportojnë për punën e gjykatave, përveç kësaj, ai shtoi se gazetarët duhet gjithashtu të raportojnë për arritjet pozitive, pasi që presioni i medias ka një ndikim negativ mbi gjyqtarët.

Si përfundim, u theksua nevoja e përbashkët për bashkëpunim më të mirë midis akterëve të sistemit të drejtësisë në mënyrë që të forcohet integriteti i sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe të ulet niveli i korrupsionit.