23 March 2018
Zagreb, 23.03.2018 - Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli, me ftesë të Kryetarit të Odës së Avokatëve të Kroacisëë, z.Robert Travaš, po merr pjesë në Konferencën ndërkombetare e organizuar nga Oda e Avokatëve të Kroacisë me temën:
"KODEKSI I ETIKËS SË AVOKATISË DHE SFIDAT E TANISHME".
Ndër të tjera çështje të paraqitura nga panelistët dhe diskutuesit e kësaj konferenceje ishin se si do të duket Kodeksi i Avokatisë së Kroacisë në kohën e teknologjisë, rreziqet nga zhvillimet e teknologjisë dhe çështjet e procedurave ndaj avokatëvë të Koracisë që bien ndesh me Kodin e etikës profesionale.
Në këtë konferencë po marrin pjesë Kryetarë e delegacione të dhomave të tjera të Avokatisë nga rajoni e Evropa e përfaqësues të unionit Evropian. Konferenca do t'i zhvilloj punimet nga 22 -23 Mars 2018 në Zagreb të Kroacisë.