12 April 2018
Të nderuar avokatë,
Oda e Avokatëve të Kosovës ka pranuar shqetësimet nga ana e Ministrisë së Drejtësisë lidhur me prononcimet e avokatëve në mediat elektronike dhe të shkruara.
Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, i është adresuar OAK-së, lidhur me prononcimin e një avokati të OAK i cili ndër të tjera ka deklaruar: “klienti im është arrestuar pa bazë ligjore, ka qëndruar në paraburgim dy muaj dhe se i mbrojturi i tij është keqtrajtuar gjatë qëndrimit në paraburgim dhe se ekstradimi i tij është bërë fshehurazi në një shtet tjetër.”
Ministria e Drejtësisë ka sqaruar se gjerë më tani por edhe mëpastaj, askush nuk do të mund të arrestohet dhe të mbahet në paraburgim pa Vendim të plotfuqishëm të Gjykatës, që nënkupton shfrytëzimin e të gjtiha mjeteve juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme, e mëpastaj të vazhdohet me procedurën e ekstradimit.
OAK kërkon nga avokatët që me rastin e prononcimit të tyre në mediat elektronike dhe të shkruara të jenë të kujdesshëm në deklarimet e tyre, dhe atë ta bëjnë konfom Kushtetutës, Ligjit të Avokatisë dhe Akteve nënligjore të Odës, e në veqanti në përputhje me Kodin e Etikës Profesionale për Avokat.
Prononcimet dhe deklarimet e avokatëve do të jenë të vlerësuara dhe të mirëpritura kur ato do të jenë në frymen e standardeve vendore dhe ndërkombëtare.
Me respekt
Av. Osman Havolli – Kryetar
Oda e Avokatëve të Kosovës