KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Njoftim për angazhimin e Avokatëve sipas detyres zyrtare në Polici

12 April 2018

ekipi

Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovës në Mbledhjen e mbajtur me datë 16.03.2018 ka marrë Vendim me të cilin OAK i është adresuar Këshillit Prokurorial të Kosovës për tërheqjen e vendimit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial i cili parashihte se kompenzimi i avokatëve sipas detyrës zyrtare për përfaqësim në Polici nuk do të bëhet derisa rasti të marrë numrin në Prokurori.

Sipas vendimit të Këshilli Drejtues, OAK-së kërkoj nga avokatët që të ndërprejnë përfaqesimin në Polici deri në tërheqjen e vendimit të Sekretariatit te KPK-së dhe realizimin e kërkesave të drejta të avokatëve për kompesimin e shërbimeve të tyre gjatë përfaqësimit sipas detyrës zyrtare në Polici.

Pas takimeve të realizuara në mes të OAK dhe KPK, Drejtori i Sekretariatit të KPK-se njoftoj Kryetarin e OAK-së, se i janë derguar të gjitha Prokurorive të Kosovës sqarimet e nevojshme për të eleminuar të gjitha pengesat lidhur me pagesën e avokatëve të angazhuar sipas detyrës zyrtare në Polici.

Andaj, njoftojmë avokatët se përfaqesimi ne Polici sipas detyrës zyrtare do të vazhdoj të realizohet si më heret përmes Zyrës Koordinuese për caktimin e avokatëve sipas detyrës zyrtare dhe kërkojmë nga avokatët që për çdo pengesë qe do të hasin të i drejtohen Odës së Avokatëve të Kosovës ku për së afërti do ta përcjellim këtë proces.

Me respekt,

Av. Osman Havolli – Kryetar
Oda e Avokatëve të Kosovës