KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari Havolli, merr pjesë në tryezën e organizuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës lidhur me temën “Përgjegjësia profesionale, etike dhe penale e mjekut”

14 May 2018

ekipi

Prishtinë, 14.05.2018 – Me ftesë të Odës së Mjekëve të Kosovës merr pjesë Kryetari i OAK-së, z. Osman Havolli në tryezën e organizuar me temën “Përgjegjësia profesionale, etike dhe penale e mjekut – Sfidat dhe përgjegjësitë.”

Tryeza është hapur nga Kryetari i OMK-së Dr. Pleurat Sejdiu i cili në fjalën e tij përshendetëse theksoj nevojën e organizimit sa më të shpesht të tryezave të tilla.

Përveç Kryetarit të Odës z. Havollit, pjesëmarrës të tjerë në këtë tryezë ishin, Ministri i Shëndetësisë z. Uran Ismaili, Ministri i Drejtësisë z. Abelard Tahiri, përfaqësues nga Odat e Mjekëve të Shqipërisë, Kroacisë, Sllovenisë, ekspert të kësaj nga fusha e shëndetësisë, profesor, analist të ndryshëm dhe akter tjerë nga institucionet në Republikën e Kosovës.

Kryetari i OAK-së, z. Havolli në fjalën e tij ngriti shqetësimin lidhur me veprat penale kundër shëndetit publik e në veçanti përndjekjes së mjekëve dhe personelit mjekësor, të cilat në një mënyrë e kanë vërshuar sistemin gjyqësorë në Republikën e Kosovës.

Në këtë takim u theksua se ushtrimi i veprimtarisë profesionale është nderë dhe përgjegjësi e çdo profesionisti i cili sendërton veten gjatë përgatitjes së tij profesionale. Poashtu u tha se profesioni i mjekut është ndër veprimtaritë më fisnike në kuadrin e profesioneve që shoqëritë njerëzore i kanë klasifikuar sipas profilit të trajtimit.

Qëllimi i këtij organizimi ishte që përmes diskutimeve në mes të akterëve pjesëmarrës nga institucionet e ndryshme vendore dhe përfaqësues ndërkombëtarë, të ngritet nevoja për ndërmarrjen e veprimeve si në kuptim të emancipimit institucional të trajtimit të problematikës së kompetencave, përgjegjësisë etiko-profesionale dhe përgjegjësisë ligjore, ashtu që përmes të gjeturave dhe kuptimit sa më të drejtë të dispozitave ligjore lidhur me këtë çështje, do ta bënte sa më të qartë dallimin në mes të përgjegjësive të kualifikuara të mjekut gjatë ushtrimit të profesionit të tij.