KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

REAGIM: Oda e Avokatëve fillimisht ftohet, pastaj i anulohet pjesësmarrja në tryezën e UN WOMEN

05 June 2018

ekipi

05.06.2018, Prishtinë - Oda e Avokatëve të Kosovës e konsideron si të papranueshëm përjashtimin e saj nga tryeza e organizuar nga UN WOMEN në Kosovë, në bashkëpunim me Forumin e grave Gjyqtare dhe Prokurore.

Fillimisht, UN WOMEN i dërgoi ftesë Odës së Avokatëve të Kosovës që të jetë pjesmarrëse me 8 të këtij muaji, në tryezën me temë “Ndarja e Pasurisë së Bashkëshortëve”, por, më pas u tërhoq, duke na njoftuar me shkrim se anulohet pjesëmarrja e avokatëve, me arsyetimin se një gjë të tillë e kërkoi Forumi i Grave Gjyqtare dhe Prokurore, sepse, sipas tyre, citojmë: “me pjesëmarrjen e avokatëve do të shkelet etika profesionale e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, përfundon citimi.

Rrjedhimisht, prezenca e avokatëve nuk do të cënonte etikën profesionale, por, përkundrazi do të nxiste debatin për këtë cështje në aspektin jurudiko-profesional, së bashku, me gjyqtarë e prokurorë dhe do të ishte shumë më i kompletuar me konkluzione konkrete.

Një veprim i tillë, në të cilin u përjashtua Avokatia, konsiderojmë se është i padrejtë dhe i dëmshëm për sistemin e drejtësisë. Lidhur me këtë, Oda e Avokatëve të Kosovës këtë shqetësim e ka përcjellur tek institucionet e drejtësisë.