28 June 2018
28.06.2018, Pejë - Kryetari i OAK-së, Osman Havolli, me një fjalë rasti hapi punëtorinë mbi “Udhëzuesin për politikën ndëshkimore në Gjykatën Supreme”, e cila u mbështet nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë. Kryetari Havolli, vlerësoi kontributin e vazhdueshëm të kësaj ambasade për sundimin e ligjit në vend. Njëkohësisht, tha se Oda e Avokatëve të Kosovës mbetet partner i të gjitha institucioneve sa i përket këtyre çështjeve.
Përveç avokatëve, pjesmarrës në këtë tryezë diskutimi, e cila u mbajt në Pejë, ishin edhe përfaqësues të gjykatave, prokurorë si dhe përfaqësues të ambasadës së SHBA-së në vend.