27 June 2018
27.06.2018, Maqedoni - Avokatë nga 5 vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bosnja dhe Serbia, patën rastin të ndjekin trajnimin “Training for Trainers”, apo në shqip “Trajnim për Trajnerë”, ku për disa ditë rresht shkëmbyen informacione jo të pakta sa i përket fushës së drejtësisë.
Në fund të trajnimit, i cili u mbajt në Maqedoni, u ndanë edhe çertifikata. Për grupin e avokatëve të Kosovës çertifikatat i ndau kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli, i cili tha se pret që ky trajnimm vitin tjetër të mbahet në Prishtin, me përfaqësues të tjerë. Trajnimi u mbështet nga rrjeti Ballkanik për Sundim të Ligjit, pjesë e së cilit është edhe Oda e Avokatëve të Kosovës.