KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Betohen edhe 10 avokatë dhe 49 praktikantë të rinj

29 June 2018

ekipi

27.06.2018, Prishtinë - Odës së Avokatëve të Kosovës iu shtuan edhe 10 avokatë të rinj dhe 49 praktikantë të avokatisë të sistemuar në zyret e avokatëve.

Ata dhanë betimin para kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli. Duke iu uruar suksese në rrugëtimin e tyre, kryetari Havolli, gjatë ceremonisë solemne inkurajoi ata që të marrin me përgjegjësi detyrën e re dhe siç u shpreh gjenerata të tilla janë shpresëdhënëse për sistemin e drejtësisë, të cilët me angazhimin e tyre do të ngrisin profesionalizmin në përfaqësimin dhe ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët.
Ndërsa, kordinatorja e Qendrës Trajnuese në OAK, Albulena Ukimeraj, shpejgoi strukturën dhe mënyrën e funksionimit të OAK-së, e në veçanti, theksoi se avokatët janë të obliguar që të respektojnë Kodin e Etikës Profesionale të Avokatit.

Oda e Avokatëve të Kosovës vazhdimisht pranon Avokatë dhe Praktikant në Regjistrin për regjistrim, ndërsa aktualisht numëron 868 avokatë dhe 338 praktikantë.