KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

23 kandidatë i nënshtrohen provimit nga Kodi i Etikës Profesionale

25 July 2018

ekipi

25.07.2018, Prishtinë - Oda e Avokatëve të Kosovës mbajti Provimin nga Kodi i Etikës Profesionale për Avokatë, të cilit iu nënshtruan 23 kandidatë. Verifikimi i këtij provimit do të bëhet nga Komisioni vlerësues i OAK-së.

Të drejtën për t’iu nënshtruar këtij testimi e kanë kandidatët që kanë përfunduar Fakultetin Juridik dhe Provimin e Jurisprudencës. Provimi i etikës Profesionale ka filluar të organizohet prej vitit 2013 dhe organizohet gjashtë herë në vit, përkatësisht çdo dy muaj. Kandidatët të cilët kalojnë me sukses këtë provim certifikohen dhe evidentohen në librat e posaçëm të Odës së Avokatëve të Kosovës.