KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Betohen 23 avokatë dhe 31 praktikantë

03 August 2018

ekipi

03.08.2018, Prishtinë - Odës së Avokatëve të Kosovës iu shtuan edhe 23 avokatë të rinj dhe 31 praktikantë të avokatisë të sistemuar në zyret e avokatëve.

Ata dhanë betimin para nënkryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, Isamedin Dedinca dhe drejtorit ekzekutiv të OAK-së, Yll Zekaj. Gjatë ceremonisë solemne Zekaj gjersa inkurajoi ata që të marrin me përgjegjësi detyrën e re, ai shpejgoi strukturën dhe mënyrën e funksionimit të OAK-së, e në veçanti, theksoi se avokatët janë të obliguar që të respektojnë Kodin e Etikës Profesionale të Avokatit.

Oda e Avokatëve të Kosovës vazhdimisht pranon Avokatë dhe Praktikantë në Regjistrin për regjistrim, ndërsa aktualisht numëron 891 avokatë dhe 369 praktikantë.