KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari Havolli takon Kryetaren e Shoqatës së Avokatëve Amerikan

06 August 2018

ekipi

06.08.2018, Chicago - Me ftesën e Kryetares të Shoqatës së Avokatëve Amerikan, zonjës, Hilarie Bass, në konferencën vjetore, e cila po mbahet në Chicago prej 2 deri më 7 gusht po merr pjesë edhe Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosoves z. Osman Havolli dhe avokati Agron Selimaj.

Ndër temat të cilat kanë dominuar në konferencë ishin: "Roli dhe përgjegjësia e avokatëve në sistemin e drejtësisë”, “Bashkëpunimi i zyrave të avokatëve në aspektin global”, “Shërbimet ligjore të Koorporatave”, si dhe “Shtimi i bashkëpunimit më të thellë të Odave të Avokatëve”.

Sot, fjalimin qendror në Konferencë e mbajti presidentja, Hilarie Bass, e cila tha se roli i Avokatëve në SHBA por edhe në botë është shumë i madh, sepse me punen e tyre duke zbatuar Ligjin mund të ndikojnë edhe në eliminimin e dukurive negative në shoqëri.

Kryetari Havolli, takoi Presidenten e “American Bar Association”, zonjën Bass, të cilën e falenderoj për mbështetjen e vazhdueshme të popullit Amerikan por edhe të ABA për Odën e Avokatëve të Kosovës dhe lidhur me këtë i bëri ftesë që ta vizitoj OAK-në.

Zonja Bass, tha se me kënaqësi nëse ka mundësi do ta vizitojë, derisa e siguroi z. Havollin se ABA do ta mbështesë OAK-në.