KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Njoftim nga OAK

17 August 2018

ekipi

17.08.2018, Prishtinë - Sot, me rastin e vdekjes së Avokatit të mirënjohur Kosovar, Nikë Lumezi, në moshën 81 veçare, Oda e Avokatëve të Kosovës, i shpreh ngushllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij. Oda, do të mbajë mbledhje Komemorative në Hotel Sirius, me datë 18.08.2018, në orën 9:30.

Mesha për të ndjerin, do të mbahet në Katedralen e Prishtinës në orën 11:00. Varrimi do të bëhet të shtunën me datë 18.08.2018, në varrezat e qytetit të Prizrenit në orën 14:00.

Ish-avokati, Nikë Lumezi u lind më 23.09.1937 në Prizren. Fakultetin Juridik e ka mbaruar në vitin 1961, sikurse, edhe provimin e Jurisprudencës në Beograd në vitin 1966. Ai profesionin e Avokatit e ka ushtruar qysh prej vitit 1993 deri 1997, me një ndërprerje, për të vazhduar prej vitit 2004 deri në mars të këtij viti.

Nikë Lumezi, me përvojën e tij shumëvjeçare, ka dhënë kontributin e tij të madh në fushën e drejtësisë si gjyqtar në të gjitha instancat gjyqësore deri në Gjykatën Supreme dhe Kushtetuese të Kosovës, më pastaj, ishte edhe Ministër në Qeverinë e Kosovës dhe pas luftës u emërua edhe si Zëvëndësavokat i Popullit.