16 August 2018
16.08.2018, Prishtinë - Oda e Avokatëve të Kosovës dhe Dega Regjionale e Gjakovës humbi anëtarin e saj, avokatin, Hilmi Hoxha. Oda e Avokatëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve dhe kolegëve të tij. Hilmi Hoxha ka lindur më 01 prill 1950 në Gjakovë.
Studimet i përfundoi në Universitetin e Prishtinës – Fakulteti Juridik më 1974, kurse më 1977 përfundoi edhe provimin e Jurisprudencës. Avokati, Hilmi Hoxha, është regjistruar në Odën e Avokatëve të Kosovës më 21.04.2015, me seli të zyrës në Gjakovë. I ndjeri, kishte punuar edhe si gjyqtar në Gjykatën Themelore të Gjakovës dhe më herët në atë Komunale të po kësaj komune.