18 August 2018
18.08.2018, Prishtinë - Oda e Avokatëve të Kosovës mbajti mbledhje komemorative për ta nderuar figurën e njërit nga juristët më të shquar të Republikës së Kosovës, Nikë Lumezi.
Kryetari i Odës, Osman Havolli, duke e përshkruar personalitetin e Nikë Lumezit, tha se ai ka lënë një bagazh të madh që të vazhdohet rruga e tij më tutje.
Ish – Kryetari i OAK-së, njëherësh bashkëpunëtori i Nikë Lumezit, Ramë Gashi, tha se Lumezi ishte njeri i matur dhe se nga profesionalizmi i tij përfitoi ai dhe të gjithë avokatët. Figurën e Nikë Lumezit, e lartësuan edhe miqë dhe kolegë të tjerë të tij. Ndërkohë, djali i Nikë Lumezit, Albert Lumezi, duke i falënderuar pjesëmarrësit e mbledhjes komemorative, tha se një pjesëmarrje e tillë e zbut paksa dhimbjen për humbjen e babait. Ai tha se Nikë Lumezi ishte shembull i një prindi të mirë dhe se fjala e tij ishte udhërrëfyes për familjen.