22 August 2018
22.08.2018, Prishtinë - Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli, priti në takim njoftues shefin e UNHCR-së, agjencia e OKB-së për refugjatë, Erol Arduç.
Disa javë pas emërimit në këtë post të z. Arduç, ai u dakordua me z. Havollin për bashkëpunim të ndërsjellë, sidomos, në sistemin e azilit. Në këtë kontekst, të dy u pajtuan që të japin kontribut të theksuar sa i përket krijimit të një forumi juridik për çështjen e azilit, ku veç avokatëve, do të mund të përfshiheshin edhe përfaqësues institucionesh të tjera, që në një mënyrë apo tjetrën kanë të bëjnë me të drejtën e personave që kërkojnë azil.
Njëkohësisht, u dakorduan për bashkëpunim në trajnimin e avokatëve në këtë fushë, por, edhe më gjërë, duke u bazuar në atë se në kuadër të OAK-së, ekziston Qendra Trajnuese, ku avokatët janë të obliguar t’i vijojnë trajnimet.