KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Studentë e praktikantë të fushës së drejtësisë vizituan Odën e Avokatëve të Kosovës

25 September 2018

ekipi

25.09.2018, Prishtinë – Një grup studentësh dhe praktikantësh të Avokatisë, Prokurorisë dhe Gjykatave, nga radhët e komunitetit serb, vizituan Odën e Avokatëve të Kosovës, ku u njohën nga afër me funksionimin dhe rolin e këtij institucioni në sistemin e drejtësisë.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli, duke iu shpjeguar strukturën, organizimin dhe funksionin e këtij institucioni, po ashtu, iu përgjigj pyetjeve të studentëve dhe praktikantëve serb për çështje aktuale që ndërlidhen me avokatinë, e në veçanti rolit të avokatisë, si hallkë e rëndësishme e sistemit të drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Kjo vizitë u organizua në kuadër të bashkëpunimit me Qendrën Avokuese të Shoqërisë Civile dhe Kulturës Demokratike (ACDC).