KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari Havolli priti në takim ekspertin për vlerësimin e projektit të BE-së, “Mbështjetja e profesioneve të lira dhe Odës së Avokatëve të Kosovës”

26 September 2018

ekipi

26.09.2018, Prishtinë - Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli, priti në takim ekspertin, Marian Nica, vlerësues i projektit të BE-së, “Mbështjetja e profesioneve të lira dhe Odës së Avokatëve të Kosovës”.

Z. Havolli në këtë takim me z. Nica, vlerësoj lartë bashkëpunimin dhe përfitimet e OAK-së nga projekti i BE-së, “Mbështjetja e profesioneve të lira dhe Odës së Avokatëve të Kosovës”, dhe përmendi disa çështje që lidhen me këtë projekt të pritura në të ardhmen, si: intensifikimi i trajnimit të trajnerëve të Qendrës Trajnuese për Avokatë, çështja e ngritjes së kapaciteteve profesionale të avokatëve të rinj etj.

Ndërsa, Drejtori ekzekutiv i OAK-së, z. Yll Zekaj, i shpjegoi zotërit Nice, mënyrën e funksionimit të OAK-së, në veçanti, u përgjigj në pyetjet që lidhen me projektin, “Mbështjetja e profesioneve të lira dhe Odës së Avokatëve të Kosovës”, duke sqaruar zbatimin e aktiviteteve të përcaktuara në komponentën e tretë, e cila ka të bëjë me Odën e Avokatëve të Kosovës dhe komponentën zero si komponentë horizontale e të gjitha profeisoneve të lira.

Përfaqësuesi i zyrës së BE-së, udhëheqës i këtij projekti, Marian Nica, njëkohësisht, bëri të ditur se po vazhdojnë takimet në terren me zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë, përfaqësues të profesioneve të lira, etj, në vleresimin e zbatimit të projektit në mënyrën më të mirë të mundshme.