12 October 2018
12.10.2018, Prishtinë - Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli, në kuadër të bashkëpunimit të këtij institucioni me Gjykatën Kushtetuese, takoi kryetaren e kësaj Gjykate, znj. Arta Rama-Hajrizi.
Z. Havolli kërkoi nga znj. Rama që me qëllim të mbrojtjes sa më të mirë të lirive dhe të drejtave të njeriut, përfaqësuesit e Gjykatës Kushtetuese të organizojnë sesione informuese për avokatët rreth procedurave të inicimit të rasteve pranë kësaj Gjykate.
Ndërsa, kryetarja znj. Rama, në vazhdën e bashkëpunimit me OAK-në, mirëpriti këtë kërkesë, duke u zotuar se e njëjta do të angazhdohet që në një afat sa më të shkurtër kohor të organizojë fushatë informuese lidhur me këto procedura të inicimit të rasteve pranë Gjykatës Kushtetuese.