20 October 2018
20.10.2018, Tiranë - Sot më 20 Tetor 2018, Kryetari i OAK-së, Osman Havolli po merrë pjesë në takimin e Presidentëve të Odave të Avokatëve të regjionit në Tiranë, Shqipëri.
Ky takim mbahet nën organizimin e Balkans Regjional Rule of Law Network (BRRLN).
Qëllimi i këtij takimi është informimi më për së afërmi me aktivitetet e rrjetit të odave ballkanike, implementimi i tyre më tutje dhe sfidat në implementimin e tyre.
Më tutje në këtë takim do të prezantohen të arriturat e fokus grupeve në lëmin penal, për kurrikulat dhe programet trajnuese, ex-officion dhe të arriturat në grupin kundër korrupsion.
Në këtë takim përpos Kryetarit Havolli, po merr pjesë edhe Kryetari i Odës së Avokatëve të Shqipërisë z. Maksim Haxhia dhe z. Ljubomir Mihajlovski, Kryetar i Odës së Avokatëve të Maqedonisë, e po ashtu edhe përfaqësuesit e ABA-ROLI-t.