30 October 2018
30.10.2018, Pejë - Në Gjykatën Themelore në Pejë, Departamenti për Të Mitur, dje me datën 29.10.2018, në një çështje penale, të pandehurit Martin Nikula, pasi trupi gjykues shpalli Aktgjykimin, u sulmua fizikisht mbrojtësi i tij në gjykatore, avokati, Flamur Kelmendi.
Një sulm i tillë i avokatit gjatë ushtrimit të detyrës së tij, në institucionin ku ndahet drejtësia, është i pa lejueshëm dhe i pa pranueshëm.
Oda e Avokatëve të Kosovës, shprehë shqetësimin e thellë, të sulmit ndaj avokatit, nga se një veprim i tillë nga ana e të pandehurit, Martin Nikula është i dënueshëm dhe i papranueshëm, në kundërshtim me normat ligjore vendore dhe ndërkombëtare.
Oda e Avokatëve të Kosovës, kërkon nga institucionet shtetërore për mbrojtje të rendit dhe ligjit, që të ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore me qëllim të hetimit të plotë të këtij rasti.
Njëherit, Policinë, Prokurorinë dhe Gjykatën, i vëjmë në vëmendje, se kanë për obligim ligjor të mbrojnë dhe sigurojnë avokatët gjatë ushtrimit të detyrës së tyre profesionale, sepse sulmet ndaj avokatëve janë bërë të shpeshta të cilat paraqesin shqetësim të madh për Odën e Avokatëve të Kosovës.