KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari i OAK-së, z. Havolli po qëndron në një vizitë tre ditore në Londër

15 November 2018

ekipi

15.11.2018, Londër - Një delegacion Kosovar, pjesë e të cilit është edhe kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli, po qëndron në një vizitë studimore - tre ditore në Londër, e cila është organizuar nga UNDP dhe Ambasada Britanike, në kuadër të Komisionit për Udhëzuesin e Politikës Ndëshkimore.

Në vazhdën e këtyre vizitave në institucionet e drejtësisë, takimet po zhvillohen me përfaqësues të Gjykatës Qendrore Penale në Britaninë e Madhe, Gjykatës Supreme, Takim në Këshillin e Udhëzimeve për Dënim etj.

Ky delagacion Kosovar, veç kryetarit të OAK-së, z. Havolli, është i përbërë nga Kryetari i Gjykatës Supreme, z. Enver Peci, Kryeprokuroi i Shtetit, z. Aleksander Lumezi, Gjyqtarët e Gjykatës Supreme, znj. Mejreme Memaj dhe z. Agim Maliqi, Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, znj. Aferdita Bytyci dhe Drejtori ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë, z. Valon Kurtaj.

Në këto takime me krerë të lartë të institucioneve të Britanisë së Madhe, konkretisht Londrës, po diskutohet rreth shfrytëzimit të udhëzimeve për politikë ndëshkimore dhe si të caktohen lëndët për gjykim/shqiptim të dënimit, diskutim për zhvillimin e Udhëzimeve për veprat penale të sulmit, vëzhgim të një mbledhjeje të Këshillit Dënues, Dhomës së Konferencave të Mbretëreshës, Gjykatave Mbretërore të Drejtësisë, si dhe çështje të tjera që lidhen me sistemin e drejtësisë.