KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari i OAK-së, Osman Havolli emërohet Zëvendëspresident i Rrjetit Ballkanik të Odave të Avokatëve të Rajonit

30 November 2018

ekipi

Më 23 dhe 24 nëntor, Rrjeti Ballkanik i Odave të Avokatëve të Rajonit, i mbështetur nga Oda e Avokatëve të SHBA-së në takimin e Komitetit Drejtues, mbajti mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme dhe punëtorinë e planifikimit strategjik në Tiranë, ku u zgjodhën: presidenti i ri, nënkryetari, anëtarët e bordit dhe drejtori ekzekutiv i këtij rrjeti.

President i Rrjetit u emërua z. Maksim Haxhia - Kryetar i Dhomës Kombëtare të Avokatëve të Shqipërisë, kurse Zëvendëspresident u emërua Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli, ndërsa drejtoreshë ekzekutive e Rrjetit, avokatja - Iris Aliaj.

Pjesëmarrës të këtij takimi ishin kryetarët e Odave të Avokatëve të Rajonit dhe përfaqësuesit e Odës së Avokatëve të SHBA-së. Vendimi për emërim iu procesua sot me shkrim OAK-së.