14 December 2018
14.12.2018, Prishtinë - Me rastin e formimit të Ushtrisë së Kosovës, Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli uron të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për këtë të arritur historike.
Në urimin e tij, z. Havolli kujton me respekt të thellë sakrificën e të gjithë dëshmorëve që kanë kontribuar për lirinë e Kosovës, duke falenderuar SHBA-të dhe miqtë e tjerë ndërkombëtarë për mbështetjen e vazhdueshme për formimin e ushtrisë së Republikës së Kosovës, ushtria më e re në botë.