26 December 2018
Oda e Avokatëve të Kosovës, mburret që në radhët e saj ka sportist të bjeshkatarisë dhe alpinizmit.
Arianit Nikçi dhe Mrika (vajza e tij) morën guximin e madh për këtë ekspeditë sfiduese për t'a pushtuar Antarktiden, suksesi i të cilëve na bëri krenar gjithë Kosovën e në veçanti komunitetin e Avokatëve dhe Odën e Avokatëve të Kosovës.
Ne besojmë fuqishëm se Mrika dhe Niti, do të kthehen së shpejti, dhe bashkë të festojmë për këtë ndjenjë të krenarisë të cilën na e dhuruan të gjithëve si një dhuratë magjike për festat e fundvitit.
OAK dhe unë si Kryetar besojmë dhe jemi në çdo çast me Mrikën dhe Nitin.
Osman Havolli
Kryetar i OAK-së