10 January 2019
10.01.2019, Prishtinë - Pas vendimit të OAK-së për Bojkot, sot KGJK përmes vendimit nr. 01.2019 nuk ka bërë shfuqizimin e Urdhëresës dhe Rekomandimit, përkundër domosdoshmërisë dhe arsyeshmërisë së kërkesës së OAK-së, andaj:
Këshilli Drejtues i OAK-së në mënyrë unanime rikonfirmon qëndrimin e saj të shprehur me vendimin e datës 05.01.2019, ashtu që BOJKOTI I PËRGJITHSHËM do të VAZHDOJË.
Ky bojkot do të zgjasë deri në tërheqjen pa kushte të urdhëresës dhe Rekomandimitnga ana e KGJK-së.
OAK kërkon nga avokatët që të bëjnë respektimin e vendimit për bojkot, sepse nuk mund ta pranojmë cënimin e dinjitetit të avokatit.
Bojkoti përfshinë angazhimin dhe çdo qasje në polici, prokurori dhe gjykatë, në të gjitha rastet penale, civile dhe administrative.