26 January 2019
Më datë 01 dhe 02 Shkurt 2019, Rrjeti Ballkanik i Odave të Avokatëve të Rajonit, i mbështetur nga Oda e Avokatëve të SHBA-së do të mbaj mbledhjen e radhës në Shkup.
Drejtoresha Ekzekutive e Rrjetit znj. Iris Aliaj avokate ka dërguar ftesën për Kryetarin Havolli për këtë takim në të cilin do të marrin pjesë Presidentët e Odave të Avokatisë së Rajonit.
Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës z. Osman Havolli në këtë takim përveq që përfaqëson interesat e OAK-së, ai do të marrë pjesë edhe në cilësi të Zëvendëspresidentit të Rrjetit Ballkanik të Odave të Avokatëve të Rajonit, i zgjedhur në këtë pozitë në Nëntor të vitit 2018 nga Asambleja e Përgjithshme e Rrjetit.
Rrjeti, do të vazhdoj punimet e filluara me datë 23 dhe 24 Nëntor 2018 për planifikimin strategjik të Rrjetit.