KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari i OAK-së Osman Havolli po merr pjesë në takimin e Presidentëve të Odave të Avokatëve të regjionit

01 February 2019

ekipi

Sot më 01 Shkurt 2019, Kryetari i OAK-së, Osman Havolli, në cilësinë e zëvendës presidentit të Rrjetit Ballkanik të Avokatëve, po merrë pjesë në takimin e Presidentëve të Odave të Avokatëve të regjionit në Shkup, Maqedoni.

Ky takim mbahet nën organizimin e Balkans Regional Rule of Law Network (BRRLN).

Qëllimi i këtij takimi është hartimi i një plani strategjik të rrjetit për të realizuar aktivitete më tutje, njëherit raportimi dhe informimi më për së afërmi me aktivitetet e rrjetit të odave ballkanike, implementimi i tyre deri më tani dhe sfidat në implementim.

Poashtu pas hartimit të këtij plani strategjik, do të precizohen aktivitetet e rrjetit, do të vendosen prioritetet e implementimit të të njëjtave dhe do të rishikohen organet aktuale vendimmarrëse dhe pozicionet ekzekutive të rrjetit ballkanit të odave të regjionit.

Në këtë takim përpos Kryetarit Havolli, po merr pjesë edhe Kryetari i Odës së Avokatëve të Shqipërisë z.Maksim Haxhia dhe z. Ljubomir Mihajlovski, Kryetar i Odës së Avokatëve të Maqedonisë, përfaqësuesi nga Bosnja dhe Hercegovina z. Bahrija Dautovic, e po ashtu edhe përfaqësuesit Avokatë të vendeve të regjionit dhe përfaqësusit e ABA-ROLI-t.

Aktivitetet në këtë kuadër do të vazhdojnë punimet edhe ditën e nesërme më 02 shkurt 2019.