23 February 2019
23.02.2019 – Prizren, Dega Regjionale e Odës së Avokatëve të Kosovës në Prizren mbajti kuvendin e rregullt në përputhje me normativën e Odës së Avokatëve të Kosovës dhe pas marrjes së vendimit me datë 03.02.2019 nga ana e Këshillit Drejtues të Odës së Avokatëve të Kosovës për mbajtjen e kuvendeve të Degëve Regjionale.
Në kuvend morën pjesë kryesia e Degës Regjionale në Prizren, Kryetari Hajrip Krasniqi, Nënkryetari Visar Ostrozubi dhe Sekretari Fitim Shporta ndërsa nga OAK prezentuan edhe Kryetari i OAK-së z. Osman Havolli, Nënkryetari z.Isamedin Dedinca, si dhe Drejtori Ekzekutiv z. Florim Shefqeti.
Para fillimit të mbledhjes së Kuvendit në shenjë përkujtimi të kolegëve të ndjerë të OAK-së u mbajt një minut heshtje.
Kryetari i Degës Regjionale në Prizren z. Hajrip Krasniqi hapi Kuvendin e rregullt me një fjalim rasti, si dhe paraqiti raportin lidhur me Aktivitetet e degës Regjionale në Prizren, përkatësisht trajnimet, takimet me institucionet shtetërore, aktivitetet sociale. Ai poashtu informoi anëtarësinë e Degës lidhur me vendimin e Këshillit Drejtues për blerjen e objektit e OAK-së, si dhe procedurat deri në vendimmarrje lidhur me këtë çështje, ku me pas me detajet tjera ka informuar Kryetari i OAK-së z. Osman Havolli dhe Drejtori Ekzekutiv i OAK-së z. Florim Shefqeti, duke plotësuar dhe me informacionet e dhëna me shkrim nga Nënkryetari i OAK-së z. Isamedin Dedinca.
Kryetari i OAK-së, z.Osman Havolli diskutoj dhe shtjelloi çështjet në lidhje me politikën e kursimit të buxhetit të OAK-së, për qëllime të arritjes së blerjes së objektit të Odës së Avokatëve, ndërsa njoftoj pjesëmarrësit për përpjekjet e vazhdueshme të OAK-së, në përmirësimin e pozitës së avokatëve dhe fuqizimin e tyre në raport me institucionet e drejtësisë
Kuvendi me shumicë unanime të votave mori vendim edhe për zëvendësimin e dy delegatëve të DR Prizren, për Kuvendin Qendror të OAK-së, me propozimin e anëtarëve u zgjodhën unanimisht z. Labinot Berisha dhe znj. Besa Krajku.
Po ashtu në mënyrë unanime u mor vendim që Dega Regjionale e OAK-së në Prizren t’i drejtohet Komunës së Prizrenit me kërkesë për dhënien e një zyre apo hapësire për nevojat e ushtrimit të veprimtarisë/punës së Degës Regjionale të OAK-së Prizren.