KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Ndërroi jetë avokati Mujë Ukaj nga Istogu

18 March 2019

ekipi

18.03.2019, Istog - Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtarin e saj, avokatin Mujë Ukaj. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, me datë 18.03.2019 në ora 15:00, në varrezat e fshatit Zallq - Komuna e Istogut.

Oda e Avokatëve të Kosovës, i shpreh ngushllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

Avokati, Mujë Ukaj, u lind më 21.01.1958 në fshatin Zallq të Komunës së Istogut. Studimet Themelore në Fakultetin Juridik i kishte mbaruar në Universitetin e Prishtinës në vitin 1988, kurse në po të njejtin Universitet në vitin 2004 kishte përfunduar studimet postdiplomike të Magjistraturës duke marrë titullin Magjistër i Shkencave Juridike, ndërsa provimin e Jurisprudencës e kishte kryer në vitin 2002.

Mujë Ukaj u regjistrua në regjistrin e avokatëve të Odës së Avokatëve të Kosovës në vitin 2008, dhe profesionin e avokatit e ushtronte në zyrën e tij në Istog.