16 March 2019
16.03.2019, Gjilan – Dega Regjionale e Odës së Avokatëve të Kosovës në Gjilan organizoi dhe mbajti Kuvendin e rregullt.
Në këtë Kuvend morën pjesë Kryetari i Degës Regjionale në Gjilan z. Shemsedin Piraj, delegatë dhe avokatë nga Dega Regjionale e Gjilanit, ndërsa nga OAK mori pjesë Kryetari i Odës z. Osman Havolli, dhe Administratori i zyrës për ex-officio z. Besim Abdullahu.
Kryetari i Degës z. Shemsedin Piraj theksoi se Oda e Avokatëve është në procese të rëndësishme për të cilat njoftoj të pranishmit në detaje, ai poashtu paraqiti raportin për aktivitetet e Degës Regjionale për vitin 2018, i cili u miratua në mënyrë unanime nga të pranishmit.
Kryetari i OAK-së, z.Osman Havolli diskutoj dhe shtjelloi çështjet në lidhje me politikën e kursimit të buxhetit të OAK-së, për qëllime të arritjes së blerjes së objektit të Odës së Avokatëve, ndërsa njoftoj pjesëmarrësit për përpjekjet e vazhdueshme të OAK-së, në përmirësimin e pozitës së avokatëve dhe fuqizimin e tyre në raport me institucionet e drejtësisë.
U diskutuan disa çështje që janë në proces, lidhur me ndryshim plotësimet e ligjeve me interes per avokatinë, dhe sfidat e problemet me të cilat ballafaqohen avokatët gjatë ushtrimit të profesionit të përditshëm.
Avokatët nga ky regjion u njoftuan nga Besim Abdullahu në detaje lidhur me procesin e blerjes së objektit të OAK-së, në mënyrë kronologjike, nga fillimi i këtij procesi e deri në marrjen e vendimit për blerje nga Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovës.
U diskutuan çështjet që kanë të bëjnë me angazhimin e avokatëve sipas detyrës zyrtare, sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen avokatët nga Dega Regjionale në Gjilan, pastaj lidhur me shqyrtimin ex post apo rishikimin funksional të Ligjit për Avokatinë në koordinim me Ministrinë e Drejtësisë, rolin e Odës së Avokatëve në draftimin e Kodit Penal dhe atë të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, angazhimi në ndryshimin e Ligjit për TVSH-në për avokatë, sfidat në raport me Noterinë, etj.
Kryetari Havolli njoftoj antarësinë e DR Gjilan , se pas takimit me Kryesuesin e KPK-së Bahri Hyseni është vendosur që të dy Këshillat ai i KPK-së dhe i Këshilli Drejtues i OAK-së, të mbajnë një mbledhje të përbashkët andaj adresimi i këtyre çështjeve që lidhen me Këshillin Prokurorial do të bëhet këtë takim