15 April 2019
15.04.2019, Prishtinë – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës z. Osman Havolli u takua me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës z. Skender Çoçaj.
Kryetari Havolli së bashku me z. Çoçaj diskutuan në lidhje me forcimin e bashkëpunimit të ndërsjelltë në mes të këtyre dy institucioneve, me theks të veçantë u diskutuan problemet dhe sfidat që e karakterizojnë avokatët në raport me gjyqësorin në Kosovë.
Kryetari Havolli dhe kryesuesi Çoçaj u zotuan se do të punojnë për eleminimin e këtyre problemeve.