KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

OAK organizoi ceremoninë e betimit të avokatëve dhe praktikantëve të rinj

02 May 2019

ekipi

02.05.2019, Prishtinë - U mbajt ceremonia solemne e Odës së Avokatëve të Kosovës në të cilën betimin e dhanë 41 Avokatë dhe 72 Praktikantë të avokatisë të sistemuar në zyrat e avokatëve.

Avokatët dhe praktikantët e avokatisë dhanë betimin para Kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli, i cili udhëhoqi me këtë ceremoni solemne.

Kryetari Havolli, gjatë ceremonisë së Betimit, ju uroi suksese avokatëve dhe praktikantëve të rinj në rrugëtimin e tyre profesional dhe poashtu i inkurajoi ata që të jenë lider të punës së tyre dhe të marrin me përgjegjësi detyrën e re.

Në këtë ceremoni solemne poashtu prezent ishin edhe z.Teki Bokshi Kryetar i degës regjionale të Gjakovës, anëtar i Këshillit Drejtues të OAK-së, njëherit doajen i Avokatisë, znj. Albulena Ukimeraj Koordinatore e Qendrës Trajnuese për Avokatë, e cila paraqiti një ekspoze për strukturën dhe mënyrën e funksionimit të OAK-së, si dhe z.Muhamet Humolli, avokat - anëtar i Komisionit Disiplonor të OAK-së.

Oda e Avokatëve të Kosovës në vazhdimësi pranon Avokatë dhe Praktikantë në Regjistrin për regjistrim të avokatëve respektivisht praktikantëve.

Aktualisht OAK, numëron 953 avokatë dhe 286 praktikantë.