21 May 2019
21.05.2019, Prishtinë – Nën mbështetjen e Asociacionit të Odës së Avokatëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Iniciativa për Sundimin e Ligjit – ABA ROLI dhe Rrjeti Regjional Ballkanik për Sundimin e Ligjit (BRRLN), Oda e Avokatëve të Kosovës, organizoj dhe mbajti tryezën nacionale “Përmirësimi i garancive procedurale në procedurën e mbrojtjes penale lidhur me pastrimin e parasë, sekuestrimit dhe ngrirjes së pasurisë në Kosovë”.
Në këtë tryezë morën pjesë, Kryetari i OAK-së z.Osman Havolli, Ministri i Drejtësisë z. Abelard Tahiri, znj. Julie Mosley nga Ambasada e SHBA-ve në Kosovë, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës z. Skënder Çoçaj, z. Jordan Daci avokat nga Tirana – Drejtor i Qendrës për Sundimin e Ligjit, pjesëmarrës nga ABA ROLLI, avokatë, gjyqtar, prokuror, të pranishëm nga Agjencioni për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar etj.
Kryetar i Odës z. Osman Havolli, tha se pastrimi i parasë, sekuestrimi dhe ngrirja e pasurisë ka qenë brengë e shoqërisë për shumë kohë dhe se duhet të synohet që të kemi sa më pak dukuri që e dëmtojnë shoqërinë dhe buxhetin e Kosovës.
Ministri i Drejtësisë z. Abelard Tahiri, tha se e vetmja formë që të ndalen grupet kriminale është sekuestrimi i pasurisë së fituar me vepër penale, dhe se çështjen e sekuestrimit e bën më efikase barra e provës që në mënyrë proporcionale kalon nga prokurori tek i dyshuari
Julie Mosley nga Ambasada e ShBA në Kosovë, u shpreh se në institucionet e drejtësisë duhet të ketë trajtim të barabartë të gjithë qytetarët pa dallim, dhe se me këtë bizneset mund të investojnë me besim, dhe kështu rritë sigurinë juridike. Ajo tha se një nga brengat e BE-së është korrupsion andaj i’u inkurajoj të mbani punën mirë dhe të fuqizoni sundimin e ligjit në Kosovë.
Skënder Çoçaj, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, tha se sekuestrimi i pasurisë duhet të bëhet medoemos sepse ndryshe luftimi ndaj krimit, korrupsionit e pastrimit të parasë do të jetë i kotë.
Tryeza vazhdoi punimet e saja, me diskutimet lidhur me analizën e legjilacionit që rregullon fushën e pastrimit të parasë, sekuestrimit dhe konfiskimit të aseteve.