KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari Havolli për festën e Bajramit viziton BIK-un

04 June 2019

ekipi

04.06.2019, Prishtinë - Delegacioni i Odës së Avokatëve të Kosovës në krye me Kryetarin z. Osman Havolli u prit në takim nga Myftiu i Kosovës z. Naim Tërnava, me rastin e Fitër Bajramit.

Kryetari Havolli tha se Fitër Bajrami është festë e cila promovon tolerancën, paqën, dashurinë dhe lumturinë mes njerëzve.

Myftiu Tërnava duke falenderuar kryetarin Havolli dhe Odën e Avokatëve të Kosovës, për vizitat e rregullta me rastin e festave të Bajramit, tha se festa të tilla duhet të na bashkojnë në frymën e paqes, tolerancës dhe mirëkuptimit.