06 June 2019
06.06.2019, Prishtinë – Oda e Avokatëve të Kosovës respektivisht Kryetari i OAK-së, z. Osman Havolli, në cilësinë e Zëvendës Presidentit të Rrjetit Ballkanik të Avokatëve, ka pritur në Konferencën e radhës në Prishtinë Presidentin e Rrjetit Ballkanik të Odave të Avokatëve të Regjionit Prof.Dr.Maksim Haxhia, z.Ljubomir Mihajlovski Kryetar i Odës së Avokatëve të Maqedonisë së Veriut dhe anëtarët e tjerë të Rrjetit nga shtetet e rajonit.
Kjo konferencë mbahet nën organizimin e Balkans Regional Rule of Law Network (BRRLN).
Qëllimi i kësaj Konference ishte ndryshimi i Statutit të Rrjetit dhe emërtimi i përfaqësuesit ligjor, njëherit raportimi dhe informimi më për së afërmi me aktivitetet e Rrjetit të Odave Ballkanike.
Gjithashtu u diskutua edhe për strukturën mbështetëse të zbatimit të Planit Vjetor, zhvillimin e konceptit të qëndrueshmërisë së BRRLN-së deri në fund të vitit 2019, mënyra e financimit të Rrjetit, ofrimi i shërbimeve dhe të priturat.
Në këtë takim përpos Presidentit të Rrjetit Prof. Dr. Maksim Haxhia dhe zv.Presidentit Kryetarit Havolli, po marrin pjesë edhe Kryetari i Odës së Avokatëve të Maqedonisë së Veriut z. Ljubomir Mihajlovski, znj. Iris Aliaj Drejtoresh Ekzekutive e BRRLN-së dhe znj. Katerina Nikolova, Koordinatore Programi - Nisma e Dhomës Amerikane të Avokatisë për Shtetin e së Drejtës (ABA ROLI) e poashtu edhe Avokatë përfaqësues të vendeve të Regjionit dhe përfaqësusit e ABA-ROLI-t.