KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Komiteti për Etike dhe Sistem Disiplinor mbajti mbledhjen e radhës

12 September 2019

ekipi

12.09.2019, Prishtinë – Komiteti për Etikë dhe Sistem Disiplinor në OAK mbajti mbledhjen e radhës, të cilën e udhëheqi Kryetari i KESD z. Florin Vërtopi dhe prezentoj pikat e rendit të ditës:

1. Dhënia e opinionit për rastet e caktuara të cilat janë ngritur nga ZPD.

2. Dhënia e Opinionit lidhur me nenin 63 par.1 i Statutit lidhur me përmbajtjen e vulës së avokatit.

3. Trajtimi i çështjes për planin e punës dhe planit buxhetor te komitetit per Etike per vitin 2020.

4. Unifikimi i togut.

Dhënia e opinionit për rastet e caktuara të cilat janë ngritur nga ZPD

Pranë Komitetit janë paraqitur katër raste disiplinore të anonimizuara rreth të cilave është kërkuar nga organet disiplinore të OAK-së, interpretim i dispozitave të caktuara nga normativa e OAK-së respektivisht nga Kodi i Etikës Profesionale të Avokatit.

Për secilin rast veç e veç Komiteti ka dhënë opinionin e tij, duke arritur në konkluzionet e caktuara, të cilat do të i’u adresohen organeve disiplinore për rastet disiplinore

Dhënia e Opinionit lidhur me nenin 63 par.1 i Statutit lidhur me përmbajtjen e vulës së avokatit.

Komiteti për Etikë trajtoi problematikën e avokatëve të shfaqur së fundi lidhur me kërkesat nga Gjykatat dhe Prokuroritë që avokatët duhet të ndryshojnë vulat e tyre duke u’a shtuar llojin e shoqërisë tregtare si B.I, apo SH.P.K.

Komiteti dha mendimin e tij lidhur me këtë çështje, për nevojat e Këshillit Drejtues dhe organet tjera të Odës, që të bazohen ekskluzivisht në nenin 36 të Ligjit për Avoktinë si dhe në nenin 63 par. 1 të Statutit të OAK-së. Dispozita e nenit 63.1 të Statutit nuk lejon asnjë ndërhyrje me shkronja të panevojshme dhe të pa arsyeshme, përveq si është e parashikuar me këtë dispozitë.

Komiteti rekomandon që urgjentisht t’i drejtohen Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial, në mënyrë që të kërkohet nga ta, t’i ndërprejnë kërkesat e tilla të cilat janë në kundërshtim me dispozitat e lartëpërmendura

Trajtimi i çështjes për planin e punës dhe planit buxhetor të Komitetit për Etikë, për vitin 2020

Komiteti për Etikë lidhur me këte pikë i propozon Këshillit Drejtues, që në muajin nëntor të caktohet një takim, ku do të shqyrtohet kjo çështje dhe do të përcaktohen të gjitha modalitetet.

Unifikimi i togut

Megjithëse u diskutua për këtë temë, dhe se u vlerësua se duhet të ekzistoj unifikim i togjeve të avokatëve, anëtarët e Komitetit theksuan se kjo çështje, nuk bie mbi kompetecën e Komitetit për Etikë dhe nuk mund të japim vendosjen meritore.