19 September 2019
19.09.2019, Prishtinë – Komiteti për çështje gjinore në OAK mbajti mbledhjen e radhës, të cilën e udhëheqi Edita Kusari avokate dhe Kryesuese e Komisionit, ndërsa prezent ishin edhe anëtaret e Komitetit respektivisht avokatet Adelina Hoxha, Nyrtene Ahmeti, dhe Sadije Mjekiqi. Në këtë takim mori pjesë edhe Drejtori Ekzekutiv i OAK-së, z.Florim Shefqeti.
Mbledhja ishte caktuar me qëllim të planifikimit të aktiviteteve dhe shpenzimeve buxhetore për vitin 2020 ku u diskutua edhe për çështje të tjera.
Anëtaret e Komitetit diskutuan lidhur me propozimet që vet ky trup i Odës të merr veprime që do të mundësonin të ndikonin, që mësuesit e shkollave fillore të nivelit klasor nga një orë në javë të i’a kushtojnë barazisë gjinore dhe ndarjes së pasurisë së përbashkët, apo që Ministrisë së Arsimit t’i propozohet që në ciklin e arsimit klasor 1 deri ne 5 apo ciklit 6-9 të hyjnë në librat e tyre barazia gjinore dhe ndarja e pasurisë së përbashkët.
U diskutuan edhe tema të tjera me propozimin e Drejtorit Ekzekutiv si ato edukative si psh: që komisioni të mendoj aktivitete, siç ka qenë 8 Marsi dhe eseja nga studentet femra, apo për një gjykim të simuluar të juristeve femra ku do të merrnin pjesë shumë juriste të reja në një rast të simuluar dhe nga ajo seancë si juri vlerësuese të jenë anëtaret e këtij komisioni dhe që në fund tri juristet më të mira të shpërblehen me pagesë të një të dytës së shumës së anëtarësisë në Odë ose kur të licencohen për avokate apo ide tjera.
Komiteti vlerësoi të nevojshme që të ofrohen idetë nga të gjithë antarët e këtij komiteti dhe të caktohet një puntori për finalizimin e Planit të punës për vitin 2020 dhe planit të shpenzimeve bugjetore