KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Ndërroi jetë avokati Mas-har Pirana nga Prizreni

05 October 2019

ekipi

05.10.2019, Prizren - Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtarin e saj, avokatin Mas-har Pirana. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot me datë 05.10.2019 në ora 13:00 në Prizren.

Oda e Avokatëve të Kosovës, i shpreh ngushllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

Avokati, Mas-har Pirana, u lind më 03.11.1939 në Prizren. Fakultetin Juridik e kishte mbaruar në Novi Sad në vitin 1964, kurse provimin e Jurisprudencës e kishte kryer në vitin 1967 në Beograd.

Mas-har Pirana një kohë të gjatë para lufte ishte gjyqtar njëherit Kryetar në Gjykatën e Qarkut në Prizren, e poashtu për një periudhë kohore ishte gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, ndërsa profesionin e avokatit e ushtronte në zyrën e tij në Prizren nga viti 1993.