07 October 2019
Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli, me ftesë të Kryetarit të Odës së Avokatëve të Sllovenisë, z. Roman Završek, mori pjesë në Konferencën e organizuar nga Oda e Avokatëve të Sllovenisë, në të cilën u diskutua lidhur me pozitën dhe rolin e avokatisë, duke përfshirë sfidat me të cilat ballafaqohen avokatët në Slloveni dhe në mbarë vendet pjesëmarrëse në Konferencë.
Në këtë konferencë përveç prijësve të sistemit të Drejtësisë në Slloveni, morën pjesë edhe Kryetarë e delegacione të dhomave të tjera të Avokatisë nga rajoni e Evropa.
Konferenca mbajti punimet nga 03 -05 tetor në Kranjska Gora të Sllovenisë.