KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Konkurs me pagesë, për juristë të diplomuar – praktikantë në OAK.

28 October 2019

ekipi

28.10.2019, Prishtinë - Oda e Avokatëve të Kosovës mundëson praktikë 1 vjeçare (me pagesë) për 5 (pesë) juristë të diplomuar.

Kushtet:

Të jenë juristë të diplomuar sipas programit katër vjeçar ose t’i kenë përfunduar studimet master.

Dokumentet e nevojshme:

· CV

· Letër motivuese

· Diploma e fakultetit juridik në Kosovë apo diplomën nga fakulteti juridik i ndonjë shteti tjetër e nostrifikuar nga Ministria e Arsimit në Republikën e Kosovës (Kopje e noterizuar)

· Certifikata që nuk jeni nën hetime (origjinal)

· Certifikata që nuk jeni në marrëdhënie pune (origjinal)

Konkursi mbetet i hapur 8 (tetë) ditë nga dita e shpalljes së konkursit dhe dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen në zyret e OAK-së në Prishtinë Rr.Bedri Pejani nr.31, deri me datë 05 Nëntor 2019 në ora 16:00, apo të skenuara në e-mail adresën: info@oak-ks.org.

Për të shkarkuar konkursin kliko këtu

Prishtinë, 28 Tetor 2019