KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Komiteti për Avokatë të rinjë i OAK-së, mbajti mbledhjen konstituive

17 October 2019

ekipi

17.10.2019, Prishtinë – Komiteti për Avokatë të rinjë i Odës së Avokatëve të Kosovës, mbajti mbledhjen konstituive, në të cilën anëtarët e Komitetit me shumicë votash zgjodhën avokaten nga Gjakova Edona Sina kryetare të këtij Komiteti, ndërsa nënkryetar i Komitetit u zgjodh avokat Adnan Pacolli nga Prishtina.

Komiteti për Avokatë të rinjë përbëhet nga avokatët: Av. Fitim Shabani, av. Drenushë Berisha, av. Burim Halili, av. Kimete Krasniqi, av. Adnan Pacolli, av. Bardhosh Dalipi, av. Klodian Krasniqi, av. Bekim Sfishta, av. Edona Sina.

Mbledhjen e këtij Komiteti e hapi Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës z. Osman Havolli i cili uroj anëtarët për themelimin e Komitetit nga Këshilli Drejtues, si nevojë për përmirësimin e pozitës së avokatëve të rinjë, duke shprehur gatishmërinë për përkrahjen e pakursyer të OAK-së në arritjen e objektivave dhe synimeve të Komitetit.

Komiteti për Avokatë të rinjë diskutoj lidhur me punën që duhet të bëhet e në veçanti çështjen e përcaktimit të qëllimit dhe objektivave të punës, si dhe u propozua që të mbahet një punëtori në të cilën duhet të punohet rreth planit të punës dhe planit buxhetor të Komitetit.

U theksua nevoja për ngritjen e bashkëpunimit me donatorë të ndryshëm përveç bashkëpunimit tashmë të arritur me partnerin e OAK-së, USAID-in.

Komiteti caktoj mbledhjen e ardhshme në muajin e fundit të këtij viti.