KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Komiteti për Çështje Administrative i OAK-së filloj punën

18 October 2019

ekipi

18.10.2019, Prishtinë – Komiteti për Çështje Administrative i Odës së Avokatëve të Kosovës, mbajti mbledhjen e parë, në të cilën anëtarët e Komitetit me shumicë votash zgjodhën avokatin nga Gjakova Urim Pozhegu kryetar të këtij Komiteti, ndërsa nënkryetare e Komitetit u zgjodh avokat Rita Matoshi nga Prishtina.

Komiteti për Çështje Administrative përbëhet nga avokatët: av. Kaqusha Avdiu-Sylejmani, av. Urim Pozhegu, av. Jeton Osmani , av.Durim Osmani, av. Medina Mehmeti, av. Dardan Morina, dhe av. Rita Matoshi.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës z. Osman Havolli e hapi këtë mbledhje i cili shprehi mirënjohjen e tij për një fillim sa më të mirë të punës së këtij Komiteti duke thënë se do të jetë në përkrahje të vazhdueshme të tyre në mënyrë që të arrihen objektivat dhe synimet e Komitetit.

Komiteti për çështje administrative diskutoj lidhur me planprogramin e punës i cili do percaktojë me tutje gjithë strukturen organizative të Komitetit, si dhe u propozua që të mbahet një punëtori me datë 29-30 nentor në të cilën duhet të punohet rreth planit të punës dhe planit buxhetor të Komitetit.

U theksua nevoja për ngritjen e bashkëpunimit me donatorë të ndryshëm përveç bashkëpunimit tashmë të arritur me organizaten gjermane GIZ në Kosovë.

Komiteti caktoj mbledhjen e ardhshme me datë 8 nëntor ne ora 15:00.