KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Ndihma për Shqipërinë nga OAK!

11 December 2019

ekipi

27.11.2019, Prishtinë - Në këto momente shumë të vështira dhe tragjedie për kombin shqipëtar, me humbje jetash njerëzish me rrënime të shtëpive të banimit, njerëz të ngelur pa strehë, kërkohet ndihma materiale (montare) e juaja, e cila është mëse e domosdoshme kur i gjithë kombi është në këmbë dhe mobilizim.

Me qëllim të transparencës, të gjitha mjetet duhet të deponohen në këtë llogari bankare të OAK-së: 140 100 000 088 4043, në BANKËN EKONOMIKE, me përshkrimin "Ndihma për familjet e goditura nga tërmeti"!

Ju lutem, që për çfarëdo sqarimi dhe informacioni të mëtutjeshëm që ju duhet, të kontaktoni me administratën e OAK-së, më saktë znj. Afërdita Bislimi, zyrtare për financa në OAK.

Ndihma juaj do të zbus dhimbjen e madhe!

Duke shpresuar se do ti përgjigjeni kësaj nisme, ju uroj të gjitha të mirat!

Në emër të Odës së Avokatëve të Kosovë, me respekt,

Osman Havolli

Kryetar