KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryesia e re e Degës Regjionale në Gjilan, u takua me Kryetarin e Gjykatës Themelore në Gjilan

29 November 2019

ekipi

Gjilan, 21.11.2019 – Kryesia e Degës Regjionale në Gjilan, përkatësisht kryetari z. Flamur Ahmeti së bashku me nënkryetaren znj. Fjolla Ukshini u pritën në takim nga kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan z. Ramiz Azizi.

Takimi ishte mirëpritur nga z. Azizi, i cili uroj z. Ahmetin dhe znj. Ukshini, për mandatin e marrë dhe theksoj gatishmërinë e plotë për vazhdimin e bashkëpunimit me kryesinë e re të Degës Regjionale në Gjilan.

Në këtë takim u diskutuan sfidat me të cilat përballen avokatët në raport me Gjykatën Themelore në Gjilan dhe degët e saj në Viti dhe Kamenicë, si dhe anasjelltas, duke theksuar se në vazhdimësi do të punohet për identifikimin dhe zgjidhjen konkrete të këtyre sfidave. Po ashtu, edhe kryesia ka ofruar mbështetje të plotë bashkëpunimi këtij institucioni, duke theksuar se për kryesinë e re është mëse e rëndësishme bashkëpunimi dhe përkrahja e ndërsjelltë në mes të gjyqësorit, prokurorise, e policisë dhe degës regjionale të OAK-së në Gjilan.