KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Komiteti për Legjislacion dhe Çështje Normative i OAK-së, mbajti punëtorinë dy ditore për hartimin e planit të punës dhe buxhetit 2020

27 November 2019

ekipi

23-24.11.2019, Shkodër – Komiteti për Legjislacion dhe Çështje Normative i Odës së Avokatëve të Kosovës, mbajti punëtori dy ditore për “Hartimin e planit të punës dhe planin e buxhetit për vitin 2020”.

Nën organizimin e Odës së Avokatëve të Kosovës punëtoria kishte për qëllim analizimin dhe strategjinë e aktivitetit një vjeçar të Komitetit.

Punëtoria ishte e ndarë në dy sesione, në ditën e parë anetarët e Komitetit u fokusuan në identifikimin e nevojave të Komitetit si dhe në hartimin e Planit të punës 2020, ndërsa në ditën e dytë analizuan përshtatshmërinë e aktiviteteve me koston financiare, dhe hartuan projekt buxhetin për vitin 2020.