KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Komiteti për të Mitur i OAK-së, mbajti punëtorinë për hartimin e planit të punës dhe buxhetit për vitin 2020

27 November 2019

ekipi

23-24.11.2019, Shkodër – Komiteti për të Mitur i Odës së Avokatëve të Kosovës mbajti punëtori dy ditore për “Hartimin e planit të punës dhe planit të buxhetit për vitin 2020”.

Nën organizimin e Odës së Avokatëve të Kosovës punëtoria kishte për qëllim analizimin dhe hartimin e strategjisë së aktivitetit një vjeqar të Komitetit.

Punëtoria ishte e ndarë në dy sesione, në ditën e parë anëtarët e Komitetit u fokusuan në identifikimin e nevojave të grupit punues si dhe në hartimin e Planit të punës për vitin e ardhshëm, ndërsa në ditën e dytë analizuan përshtatshmërinë e aktiviteteve me koston financiare, hartuan Planin e buxhetit për vitin 2020.

Duke pasur parasyshë peshën dhe rëndësinë e kësaj punetoria, anëtarët e Komitetit vlerësuan të nevojshem dhe të duhur një organizim të tillë.